Banorët e Durrësit kundër “TID”: Tallen me ne, do jemi para bashkisë çdo ditë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.05.2026, 11:26

Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sërish ditën e sotme para Bashkisë së qytetit në një protestë, duke kërkuar transparencë dhe sqarime mbi një projekt që sipas tyre rrezikon banesat dhe pronat e tyre. Ata shprehen të shqetësuar se nuk kanë marrë informacion të plotë për ndërhyrjet e planifikuara në zonat ku jetojnë dhe kërkojnë ndalimin e çdo veprimi që cenon pronën private.

Sipas protestuesve, një kërkesë e firmosur nga rreth 20 familje i është drejtuar autoriteteve vendore, ku theksohet kundërshtimi i prishjes së banesave. Banorët deklarojnë se do të vijojnë protestat dhe qëndrimin e tyre deri në sigurimin e garancive ligjore për mbrojtjen e shtëpive dhe pronave të tyre.

Para godinës së Bashkisë së Durrësit janë mbledhur dhjetëra qytetarë, të cilët kërkojnë gjithashtu një takim dhe bashkëbisedim me kryetaren e bashkisë, Emirjana Sako, për të marrë sqarime mbi projektin dhe ndikimin e tij në zonën ku jetojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit