Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2026, 11:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Malishevë, ku një foshnjë vetëm dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 05:40.

Sipas tij, foshnja është dërguar nga familjarët në QKMF, ndërsa menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

Me urdhër dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit