Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.05.2026, 11:11
Një incident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në lagjen nr. 1 të Sarandës, ku një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti, shkaqet e të cilit ende nuk janë sqaruar.
I lënduari është identifikuar si Olsi Muçodemi, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka marrë plagë në zonën e gjoksit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje stabël.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e plagosjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR