Banorët e zonës së Shkozës kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës “Nikollë Mekjashi”, e cila lidhet me Unazën e Madhe dhe është rikonstruktuar së fundmi.
Sipas denoncimit të një qytetari, pranë kësaj rruge ndodhet një pikë betoni, por betonieret që qarkullojnë aty derdhin vazhdimisht mbetje betoni në rrugë, duke shkaktuar ndotje dhe pluhur të shumtë në zonë.
Banorët thonë se situata është bërë e padurueshme për shkak të papastërtisë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e segmentit dhe marrjen e masave që fenomene të tilla të mos përsëriten më.
Denoncimi i qytetarit:
Në zonën e Shkozës,është Rruga Nikollë Mekjashi që lidhet me Unazën e madhe, e sapo mbaruar mirëpo është një pikë betoni aty afër, dhe të gjitha betonieret që kalojnë aty derdhin beton, është bërë e padurueshme nga betoni dhe pluhuri, ju lutem bëni diçka që ta pastrojnë dhe mos të ndodhi më se Shteti nuk i shef.