Vrau dy vëllezër në Shqipëri dhe një grua në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas 30 vitesh fieraku

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.05.2026, 10:49

Një histori kriminale e mbajtur në heshtje për shumë vite është rikthyer së fundmi në vëmendje. Bëhet fjalë për Sokol Hoxhajn, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos në mars të vitit 1997, si edhe për ekzekutimin e një gruaje shqiptare në Belgjikë disa muaj më vonë.

Gjykatat shqiptare e kanë dënuar me 25 vite burg, ndërsa autoritetet belge e kërkojnë për vrasjen e Brunilda Dervishit. Pas krimit të dyfishtë në Shqipëri, Hoxhaj u arratis fillimisht në Greqi dhe më pas në Belgjikë.

Sipas hetimeve të agjencive ligjzbatuese europiane, aktiviteti i tij në Belgjikë lidhej me prostitucionin. Dyshohet se ai kishte lidhur një martesë fiktive me Brunilda Dervishin dhe më pas e shfrytëzonte për prostitucion, derisa e vrau në një lokal në Bruksel pas konflikteve mes tyre.

Pas kësaj ngjarjeje, ai u transferua në Britaninë e Madhe me dokumente të falsifikuara kosovare, duke siguruar leje qëndrimi. Më vonë, për t’iu shmangur identifikimit, u zhvendos në SHBA në fillim të viteve 2000, ku jetoi për vite me një identitet tjetër.

Pas një hetimi të gjatë ndërkombëtar, autoritetet shqiptare, amerikane, belge dhe britanike arritën të identifikonin vendndodhjen e tij. Në vitin 2021 hetimet u intensifikuan, ndërsa përmes shenjave të gishtave dhe fotografive të vjetra u konfirmua identiteti i tij i vërtetë.

Më 5 maj, Sokol Hoxhaj u arrestua në Ohajo pas afro 30 vitesh në arrati. Tashmë autoritetet amerikane po shqyrtojnë ekstradimin e tij drejt Shqipërisë ose Belgjikës, ku pritet të përballet me drejtësinë për krimet e së kaluarës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit