Prishtinë: Pronari e dha veturën me qira, marrësi ia shiti në Serbi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2026, 09:39

Një ankues ka raportuar në polici se vetura i është shitur në Serbi.

Sipas ankuesit, më 4 maj, një i dyshuar i kishte marrë me qira veturën me targa vendore.

Ai, pasi hyri në territorin e Serbisë, veturën e shiti në një auto servis.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit