I riu shkodran hidhet nga pallati, humb jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.05.2026, 09:25

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga një pallat në lagjen Rus. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te banorët e zonës, ndërsa viktima nuk është identifikuar ende zyrtarisht.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe mbledhjen e provave.

Burime bëjnë me dije se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota. Policia pritet të japë informacion zyrtar në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit