Vetura u përplas me trenin, vdes personi që aksidentua disa ditë më parë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2026, 08:52

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur personi që para disa ditësh ishte aksidentuar në Klinë.

Aksidenti kishte ndodhur më 6 maj në fshatin Jagodё-Klinё mes trenit dhe një veture pune. Viktima kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK. Njoftimi i plotë i policisë: Më datë 06 maj 2026 rreth orës 12:40, Policia është informuar se në fshatin Jagodё-Klinё, ka ndodhur njё aksident trafiku mes trenit tё udhëtareve dhe njё makinё pune.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentitnjё (1) person ka pësuar lëndime tё rёnda trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё lëndimeve tё rёnda ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё.

Me datё 13.05.2026, rreth orёs 03:50, jemi njoftuar se personi i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK-Prishtinё, ka ndёrruar jetё, kёtё e kanё konstatuar ekipi mjekёsor.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhёr tё tij trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit