Aksidenti tragjik në Durrës: Makina përplaset me motorin, vdes në vend 29-vjeçari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.05.2026, 01:43

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen Stalla, në zonën e Katundit të Ri në Durrës.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një automjet është përplasur me një motor, ndërsa për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i motorit, 29-vjeçari Andi Shala.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, por fatkeqësisht i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për JOQ Albania se drejtuesi i automjetit dyshohet të jetë një shofer problematik në zonë, megjithatë këto mbeten pretendime të banorëve dhe pritet që rrethanat e plota të aksidentit të sqarohen nga hetimet zyrtare.

Sipas të njëjtave burime, drejtuesi i automjetit është shtetasi me inicialet E.V.

“O njerëz, u shua dhe një jetë në lule të rinisë. Kur do ta kuptojmë që shpejtësia vret më shumë se arma”, shkruan një prej qytetarëve që raportoi ngjarjen në redaksinë tonë.

Policia pritet të zbardhë dinamiken e plotë të aksidentit dhe përgjegjësitë për këtë tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit