Momente paniku janë regjistruar brenda një qendre SPA-je në Kinë, ku një veprim i pakujdesshëm për pak sa nuk u kthye në tragjedi.
Në videon që është bërë sërish virale në rrjetet sociale, shihet një punonjëse e SPA-së duke hedhur alkool nga një enë në tjetrën pranë disa klientëve që po relaksoheshin të shtrirë në divane.
Por vetëm pak sekonda më vonë, lënda e ndezshme merr flakë papritur, duke përfshirë menjëherë zonën përreth dhe vetë klientët.
Në pamje shihen klientët dhe stafi që largohen me vrap në panik, ndërsa një nga burrat e shtrirë detyrohet të heqë me shpejtësi bluzën që po digjej për të shpëtuar nga lëndimet e rënda. Ambienti mbushet me kaos dhe britma brenda pak sekondash.
Sipas raportimeve të policisë lokale, për fat të mirë personat e përfshirë nuk pësuan lëndime serioze që rrezikojnë jetën, ndërsa shkaku i incidentit u konfirmua si përdorimi i papërshtatshëm i alkoolit gjatë procedurës.
Ngjarja ka ndodhur më 7 maj 2021, por shërben si një kujtesë e vazhdueshme mbi rrezikun e madh që paraqesin këto lloj trajtimesh kur nuk zbatohen protokollet e sigurisë.