“M’i ço 400 euro, ta hedh një luan në TikTok”, vajza denoncon shokun e saj: Më mashtroi!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.05.2026, 22:18

Lojërat me dhurata virtuale në TikTok, të njohura ndryshe si “beteja” apo “live battles”, janë kthyer në një fenomen në rrjetet sociale.

Gjatë këtyre transmetimeve live, përdoruesit mbështesin personat që ndjekin duke u dërguar dhurata virtuale me vlerë monetare, ku ndër më të famshmet dhe më të kushtueshmet është “luani”.

Por një vajzë nga Kosova pretendon se është mashtruar pikërisht gjatë një prej këtyre lojërave nga një person që, sipas saj, e kishte mik prej katër vitesh.

Ajo i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke treguar se shoku i saj i kërkoi t’i dërgonte 400 euro në PayPal, me premtimin se gjatë “live”-it të madh do t’i dërgonte një “luan” në TikTok, në mënyrë që ajo të fitonte lojën.

Sipas vajzës, ajo i besoi dhe ia dërgoi shumën, por kur nisi transmetimi live, ai nuk hodhi asnjë dhuratë, “as edhe një lule të vetme”.

Pas përfundimit të lojës, vajza pretendon se ai nisi të justifikohej duke thënë se dhuratat e mëdha në TikTok, si “luani”, i ishin bllokuar për llogarinë e saj dhe nuk mund t’ia dërgonte. Megjithatë, ajo thotë se ky ishte vetëm një justifikim, pasi prej tre ditësh personi në fjalë nuk i ka kthyer më 400 eurot.

Ajo ka dërguar në redaksinë tonë screenshot-e, foto dhe biseda që, sipas saj, provojnë transfertën e parave në PayPal dhe komunikimet mes tyre.

Në videon e dërguar në redaksi, vajza shprehet:

“Kam pasur një lojë të madhe në TikTok dhe më tha ‘më dërgo 400 euro dhe unë do të të hedh një luan’. I besova sepse e njoh prej katër vitesh. Kur filloi loja, ai nuk hodhi asgjë. As një lule të vetme. Pastaj më tha se giftet ishin bllokuar, por kjo nuk është e vërtetë. Tani prej tre ditësh nuk po m’i kthen paratë.”

Qytetarja apelon që njerëzit të tregohen të kujdesshëm me personat që u besojnë para në rrjetet sociale, edhe kur bëhet fjalë për njerëz që i njohin prej vitesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit