Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Kavajë, dita nuk ka nisur me kafen e zakonshme, por me djersë dhe pompa.
Punonjësit e sigurisë kanë kanë veshur uniformat zyrtare për t'iu nënshtruar një testimi fizik të detyruar, sipas urdhrit të fundit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
![]()
Për ta bërë situatën edhe më serioze, testimi nuk u bë "shkel e shko", por u realizua sipas Manualit të Testit Ushtarak të Përgatitjes Fizike në Forcat e Armatosura.
Synimi? Vlerësimi i aftësive, forcimi i disiplinës dhe mbi të gjitha, gatishmëria profesionale për të përballuar çdo situatë brenda qelive.
Në pamjet e siguruara efektivët shihen duke vrapuar dhe duke bërë pompa në fushën e blertë, duke treguar se pavarësisht moshës apo kilogramëve, vullneti për të zbatuar urdhrin e eprorit nuk mungon.
![]()