Hykmete Bajrami, ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pasi që është radhitur e 12-ta në listën zgjedhore të këtij subjekti politik.
Bajrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo radhitje s’i paraqet asnjë problem asaj, shkruan Insajderi.
“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale”, deklaroi Bajrami.
“Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit; për politikën që i shërben qytetarit e jo interesave personale; për demokracinë që nuk tkurret; për qytetarin që kërkon llogari nga qeveria; për biznesin që nuk pengohet nga politika dhe për institucione që nuk kapen nga partitë”, vijon ndër të tjera ajo.