Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2026, 14:56

Dardan Krasniqi prite të garojë përsëri në zgjedhje për deputet. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Kujtojmë se Krasniqi, i cili, njëherësh është kunat i Albulena Haxhiut, në zgjedhjet e fundit mori 3047 vota.

Postimi i plotë:

Krah për krah! Në këtë garë hyjmë me vizion të qartë dhe me dashuri të sinqertë për vendin tonë. Me koncept për zhvillim, mirëqenie dhe mundësi për secilin qytetar. Me përkushtim për sportin, kulturën, shëndetësinë dhe arsimin si shtylla të një shoqërie të fortë e të shëndoshë. Hyjmë duke mbrojtur vlerat çlirimtare, sakrificën dhe idealin për të cilin u ndërtua liria jonë. Me punë, ndershmëri dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Po ua kërkojmë krahun tuaj si mbështetje për ne, e ne për ju zë i fuqishëm!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit