“Parkimet publike bllokohen me çelësa në Pogradec, banorët detyrohen të lënë makinat në rrugë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2026, 11:06

Një qytetar nga Pogradeci ka ngritur shqetësimin për një situatë problematike që po ndodh në Lagjen 2, në Rrugën “Rinia”, ku disa persona kanë zënë në mënyrë të padrejtë hapësirat publike të parkimit.

Sipas denoncimit, në këto vende janë vendosur trekëndësha hekuri me çelës, duke mos lejuar parkimin e automjeteve të tjera. Për pasojë, banorët rezidentë detyrohen t’i lënë makinat në rrugë, pasi vendet publike mbahen të bllokuara.

Qytetari shprehet se bëhet fjalë për hapësira publike dhe jo prona private të individëve të caktuar, ndërsa situata po krijon vështirësi të vazhdueshme për banorët e zonës.

Sipas tij, problemi është raportuar disa herë në Bashkinë dhe Policinë Bashkiake të Pogradecit, por deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Ai shton se, pas interesimit pranë institucioneve, është informuar se personat që vendosin trekëndësha duhet të paguajnë tarifë, gjë që sipas qytetarit nuk është e vërtetë.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për lirimin e hapësirave publike dhe rikthimin e tyre në funksion të komunitetit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, Po ju shkruaj si qytetar nga Pogradeci per nje problem qe po behet gjithnje e me shqetesues ne lagjen time. Ne lagjen 2 Rruga Rinia. Vendet publike te parkimit jane “zene” padrejtesisht nga disa persona, te cilet kane vendosur trekendesh hekuri me celes dhe nuk lejojne askend tjeter te parkoje. Ne qe jemi rezidente detyrohemi ti leme makinat ne rruge, sepse vendet jane te mbyllura me celes.

Kjo eshte nje shkelje e hapur, pasi behet fjale per hapesira publike qe duhet te jene ne dispozicion te te gjitheve, jo prone private e disa individëve. Situata ka krijuar veshtiresi te medha per banoret e zones.

E kemi raportuar disa here kete problem ne Bashkine/ Policine Bashkiake Pogradecit, por deri tani nuk eshte marre asnje mase konkrete. Mesa u interesuam na thane qe ata qe vendosin trekendesha, duhet te paguajne nje tarife, qe nuk eshte e vertete

Ju lutem ta publikoni kete shqetesim me shpresen qe institucionet pergjegjese te reagojne dhe te zgjidhin kete padrejtesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit