Një situatë e tensionuar dhe me përmasa skandali po zhvillohet brenda institucionit të Avokatit të Popullit, ku sipas denoncimeve të ardhura nga punonjës të administratës, drejtuesi Endri Shabani është përfshirë në një konflikt të hapur me Sekretarin e Përgjithshëm të institucionit.
Burime pranë administratës pretendojnë se përplasja ka nisur pasi Sekretari i Përgjithshëm ka refuzuar të firmosë apo mbështesë largime të punonjësve që, sipas tij, nuk mbështeteshin në kritere ligjore dhe profesionale.
Sipas denoncuesve, situata ka degraduar deri në ndërhyrje të pazakonta administrative, ku zyra e Sekretarit të Përgjithshëm është hapur në mungesë të tij, ndërsa dokumentet dhe materialet janë larguar dhe dërguar në magazinë.
Punonjësit pretendojnë se gjithçka ka ndodhur pa dijeninë e Sekretarit, i cili ndodhej me raport mjekësor nga data 17 prill deri më 8 maj dhe më pas ishte pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave administrative.
“Sekretari është ende në marrëdhënie pune. Ndaj tij ka vetëm një vendim pezullimi dhe jo largim nga detyra. Ai nuk ka qenë as në dijeni të email-eve dhe urdhrave për hapjen e zyrës”, thuhet në denoncimin e dërguar nga punonjësit.
Sipas tyre, klima brenda institucionit është rënduar ndjeshëm muajt e fundit, ndërsa punonjës të ndryshëm ndihen të rrezikuar nga largimet apo presionet administrative.
Në qendër të akuzave është drejtuesi Endri Shabani i cili thuhet se po tenton zëvendësimin e stafit aktual me njerëz të afërt të tij.
Punonjësit theksojnë se Sekretari i Përgjithshëm ka 12 vite eksperiencë në atë post dhe, sipas tyre, nuk ka pasur asnjë problematikë të evidentuar nga auditimet periodike të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucioni i Avokatit të Popullit apo nga Endri Shabani lidhur me këto akuza dhe pretendime të bëra publike.
Mesazhi i punonjesve:
Te lutem se jemi shume te shqetesuar e pervec jush smund te hedh drite as qeveria Ekskluzive per ju:
I eshte shperthyer dera e zyres Sekretarit te Pergjithshem, pa dijenine e tij. Te gjitha materialet dhe dokumentet qe ndodheshin ne zyre jane larguar dhe jane cuar ne magazine.
Sekretari i Pergjithshem eshte ende ne marredhenie pune dhe ndaj tij ka vetem nje vendim pezullimi, deri ne momentin kur komisioni perkates te marre nje vendim perfundimtar.
Situata behet edhe me problematike pasi Sekretari i Pergjithshem, i cili ka 12 vite ne ate pozicion, nga data 17 prill deri me 8 maj ka qene me raport mjekesor dhe me pas eshte pezulluar nga detyra.
Ne momentin kur eshte derguar emaili dhe jane dhene urdhrat per hapjen e zyres dhe largimin e dokumenteve, ai nuk ka qene fare ne zyre dhe madje nuk ka qene as ne dijeni te komunikimeve, pasi nuk ishte as i perfshire ne CC te emailit perkates. Nderkohe, zyra e tij eshte hapur dhe materialet jane derguar ne magazine pa pranine apo dijenine e tij.
Ja kjo eshte, lexoje te lutem!
Endri Shabani kerkon te beje cte doje me institucionin, po pushon njerez pa arsye per te futur te vetet, dhe Sekretari nuk po i bindet ketij abuzimi qe Endri po ben, andaj dhe duan ta heqin. Endri ka mik te ngushte kryetarin e KLSH qe po e perfshijne si e si qe ti gjejne dicka Sekretarit per ta hequr, se po i pengon rrugen e padrejtesive! Cdo punonjes eshte i rriskuar dhe po hiqen njerez pa arsye
Nga auditimi periodik qe behet nga KLSH sekretari ka dal super i paster, dhe punonjesit jane shume te kenaqur me punen e tij. Por duke qene se po i prish pune Endrit, ky i fundit e ka kthyer personale dhe do te gjej dicka ta pushoje qe ta kete rrugen e hapur
Sekretari ka 12 vite pune, kurr asnje problematike, dhe tani me Endrin po ndodhin te gjitha keto! Ju lutem beni dicka!
