Nertili kryebashkiaku i Selenicës blen fuoristradë 83 Milion Lekë me lekët e qytetarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.05.2026, 15:09

Teksa qytetarët e Selenicës përballen me mungesë investimesh dhe infrastrukturë të rrënuar, kryebashkiaku Nertil Bellaj duket se ka prioritete të tjera.

Një dokument i siguruar së fundmi tregon se Bashkia Selenicë ka mbyllur procedurat për blerjen e një automjeti luksoz të tipit SUV, me një vlerë prej 83 milionë lekësh.

Bellaj ka bërë skualifikimin e të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Në garë kanë qenë dy kompani, Anadea shpk dhe inAuto shpk, por kjo e fundit është shpallur fituese me një ofertë 100% të fondit limit, duke mos kursyer asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.

Sipas dokumentit të specifikimeve teknike, kryebashkiaku nuk është mjaftuar me një makinë të thjeshtë pune, por ka kërkuar komoditet maksimal me një SUV fuoristradë jo më të vjetër se viti 2017, pasqyra dhe xhama elektrikë, sistem Airbag (min. 6 copë).

Pra, në vend që të rregullohet rruga për qytetarët, Bashkia blen makinë të lartë që kryebashkiaku të mos ndjejë gropat.

Screenshot

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit