Skandali në Dogana! Si u “katapultua” drejtor i Doganës Tiranë Erion Ricku brenda 3 muajve?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.05.2026, 13:34

Teksa specialistë me mbi 15 vite përvojë në sistemin doganor "shkyhen" duke pritur një mundësi për karrierë, një lëvizje e dyshimtë në kupolën e Doganës së Tiranës ka ngritur alarm për nepotizëm dhe favorizim të hapur.

Një denoncim i detajuar që hedh dritë mbi "skemën" e përdorur për të emëruar në krye të degës më të rëndësishme ekonomike në vend, drejtorin e ri të Doganës Tiranë Erion Ricku.

Burimet bëjnë me dije se rruga e Rickut drejt majës nuk ishte një garë meritokracie, por një marshim i mirëpërcaktuar... Fillimisht ai u emërua si Përgjegjës në Sektorin e Përfaqësimit të Legjislacionit me BE. Pa kaluar kohë, ai u caktua si "Kryetar i Deleguar" i Degës Doganore Tiranë.

Së fundmi është hapur shpallja nr. 7568 për lëvizje paralele. Sipas denoncuesve, ky konkurs është thjesht një formalitet për të zyrtarizuar Rickun, duke i dhënë atij avantazh absolut si personi që tashmë e mban postin "de facto".

Ajo që e bën këtë rast edhe më skandaloz është fakti se Erion Ricku rezulton të jetë aksioner në një kompani transporti.

Si mundet një zyrtar i lartë doganor të mbikëqyrë dhe të marrë vendime për sektorin e transportit dhe mallrave, kur ai vetë ka interesa direkte financiare në këtë fushë?

Për të hapur rrugën e këtij emërimi, raportohet se brenda institucionit ka pasur presione dhe largime të njerëzve me eksperiencë. Ekspertët që mund të ishin konkurrentë realë për këtë post janë anashkaluar ose detyruar të tërhiqen, duke krijuar një "autostradë" pa pengesa për Rickun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit