Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një situatë të përsëritur në plazhin e Durrësit,
ku turistët e huaj bëjnë plazh nudo në zonaf publike të frekuentuara nga familje dhe fëmijë të vegjël.
Ai ka treguar se ditën e djeshme ka hasur tre të moshuar që ishin larë nudo në det dhe qëndronin në plazh të zhveshur të pashqetësuar për pushuesir e tjerë apo moshën e tyre.
Denoncuesi shprehet se sjellje të tilla janë të papërshtatshme për ambiente familjare dhe krijojnë shqetësim te pushuesit, sidomos te prindërit me fëmijë.
Qytetari kërkon më shumë monitorim dhe masa nga autoritetet përgjegjëse, në mënyrë që situata të ngjashme të mos përsëriten në hapësirat publike të plazheve.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje, Joq. Sot ndodhesha në plazhin e Durrësit së bashku me familjen time dhe shumë familje të tjera me fëmijë të vegjël. Gjatë qëndrimit tonë, vumë re tre persona të moshuar që po laheshin dhe qëndronin plotësisht nudo në një zonë publike të frekuentuar nga familjarë dhe fëmijë.
Mendoj se kjo sjellje është e papërshtatshme për një ambient publik familjar dhe krijon shqetësim për prindërit dhe fëmijët. Respektoj lirinë personale të çdo individi, por vende të tilla duhet të jenë të përshtatshme dhe të sigurta për të gjithë qytetarët.
Do të ishte e nevojshme që autoritetet përkatëse të marrin masa dhe të monitorojnë më shumë zonat publike të plazhit, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Anonim ju lutem.