Një skandal i ri prokurimesh është dhënë pak ditë më parë nga Linda bukuroshja e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Një tender i fundit i dhënë nga drejtoresha e korrupsionit ka finalizuar një procedurë që mban të gjitha shenjat e një "pazari të paracaktuar".
Bëhet fjalë për tenderin me objekt furnizimin me lëndë djegëse për disa nga institucionet më rëndësishme shëndetësore në vend, përfshirë QSUT dhe spitalet rajonale të Vlorës e Lushnjes.
Ajo që e bën këtë tender të dyshimtë që në shikim të parë është fakti se në garë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, kompania "RESULI – ER" SHA.
Mungesa e konkurrencës ka çuar në një rezultat shpërdorues të parave publike për arkat e shtetit duke ia dhënë oligarkëve Resuli tenderin me 100% të fondit limit, mbi 1.7 MILIARDË LEKË PA TVSH.
Në një procedurë normale prokurimi, gara shërben për të ulur çmimin dhe kursyer paratë e taksapaguesve. Në "mbretërinë e korrupsionit" të Arlinda Pogajt, fituesi e merr çmimin qindarkë për qindarkë, duke mos lënë asnjë hapësirë për kursim.
Kompania me qendër në Fier kontrollohet nga biznesmenët Eduart Resuli dhe Roland Resuli. Emri i Eduart Resulit nuk është i panjohur për drejtësinë dhe organet e drejtësisë:
Resuli është skeduar më parë në raportet e SHISH dhe strukturave antikrim për dyshime lidhur me aktivitetin e tregtimit të karburanteve. Vetëm vitet e fundit, kompanitë e tij kanë përfituar mbi 21 milionë euro nga buxheti i shtetit, shpesh përmes procedurave me "flamur të kuq" (pa konkurrencë).
Ka raportime se sasia e karburantit që kompania i shet shtetit në disa raste kalon sasinë që ajo deklaron si gjendje apo furnizim në bilancet zyrtare, çka ngre dyshime të forta për burimin e produktit.
Ka informacione se Arlinda Pogaj po vëzhgohet me lupë nga organet e drejtësisë pas një sërë denoncimesh për tendera të ngjashëm në fushën e shëndetësisë dhe AKSHIt.
Skema është e thjeshtë, skualifikim i qëllimshëm i operatorëve të tjerë ose hartim i kritereve teknike që i përshtaten vetëm një kompanie pra specifikime "të qepura me porosi".
Në rastin e tenderit 1.7 miliardësh për familjen Resuli, "mungesa e konkurrencës" është përdorur si mburojë për të kaluar paratë tek i preferuari i radhës, me 0 preukopim për dëmin ekonomik që i shkaktohet Buxhetit të Shtetit.

Screenshot