Pranë shkollës “Klodian Tanushi” te Fresku s’ka trotuar, fëmijët ecin në rrugë çdo ditë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.05.2026, 10:43

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një situatë problematike pranë shkollës “Klodian Tanushi”, afër zonës së Freskut, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e fëmijëve.

Sipas denoncimit, edhe pse shkolla është rikonstruktuar së fundmi, zona përreth vijon të jetë pa trotuar, duke detyruar nxënësit të ecin në rrugë mes automjeteve.

Qytetari shprehet se frika është shtuar edhe më shumë pas aksidentit tragjik në Durrës, ndërsa kërkon ndërhyrje urgjente për krijimin e kushteve të sigurta për fëmijët.

Përshëndetje JOQ! Kjo video është bërë te shkolla ‘Klodian Tanushi’ afër Freskut, shkollë e re e rikonstruktuar. Nuk ka trotuar. Pas aksidentit tragjik në Durrës kemi shumë frikë për fëmijët, pasi ecin në rrugë çdo ditë”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit