Zhduket edhe puna online, Shqipëria me rënien më të madhe të freelancer-ëve në rajon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.05.2026, 09:37

Shqipëria ka regjistruar tkurrjen më të fortë të punëtorëve freelance në Europën Juglindore. Sipas raportit “Gigmetar 2025”, numri i shqiptarëve aktivë në platformat online si Upwork, Freelancer dhe Guru ka rënë me 5.3% krahasuar me vitin e kaluar.

Rënia është më e theksuar në Upwork, me 7.5% më pak përdorues aktivë, ndërsa në Freelancer u shënua ulje prej 1%, në një kohë kur vendet e tjera të rajonit raportuan rritje.

Raporti thekson se vetëm 28.2% e freelancer-ëve shqiptarë janë aktivë në projekte, niveli më i ulët në rajon. Ekspertët e lidhin këtë trend me pasiguritë në sektorin global të teknologjisë, ndikimin e inteligjencës artificiale, emigrimin e të rinjve dhe mungesën e aftësive të specializuara digjitale.

Aktualisht, rreth 4,108 shqiptarë punojnë në platformat freelance, ndërsa profesionet më të prekura janë zhvillimi i software-ve dhe dizajni kreativ.

Pavarësisht rënies, Upwork mbetet platforma kryesore për shqiptarët, duke mbajtur mbi dy të tretat e tregut vendas të punës online. Ndërkohë, vende si Rumania dhe Hungaria kanë arritur të ruajnë stabilitet ose të shënojnë rritje të lehtë në sektorin freelance.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit