Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.05.2026, 09:29
Një ngjarje e rëndë është raportuar në spitalin e Korçës, ku një mjek kirurg 72-vjeçar është arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një pacienteje 21-vjeçare. E reja ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta të barkut dhe të vjellave, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore ishte vendosur që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për apandesit.
Sipas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçarja, kirurgu që po merrej me trajtimin e saj, Nikolla Nunka, dyshohet se e ka prekur në pjesë intime, duke pretenduar se bëhej fjalë për kontroll mjekësor. Pas denoncimit, policia e Korçës ka marrë dëshminë e vajzës dhe ka nisur menjëherë veprimet procedurale për rastin.
Burime bëjnë me dije se e reja vijon të jetë e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa 72-vjeçari është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga uniformat blu. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e rrethanave po vijojnë nga autoritetet përkatëse.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR