Sëmundja e Hantavirusit: Pasagjeri grek transferohet me avion ushtarak drejt karantinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2026, 09:40

Një pasagjer grek është vendosur në karantinë në Athinë si masë paraprake, pasi u evakuua nga anija turistike “MV Hondius”, ku u raportua një shpërthim i hantavirusit që ka shkaktuar disa viktima dhe dhjetëra raste të dyshuara infektimi.

Pasagjeri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, po mbahet në izolim në Spitalin e Përgjithshëm Universitar “Attikon” në Athinë.

Sipas autoriteteve greke, ai nuk ka shfaqur asnjë simptomë të sëmundjes, por do të qëndrojë për 45 ditë në një dhomë izolimi me presion negativ, e përgatitur posaçërisht për raste të tilla, shkruajnë mediat greke.

Evakuimi i pasagjerëve u krye të dielën, pasi anija “MV Hondius” mbërriti në Tenerife, ishulli më i madh i arkipelagut të Ishujve Kanarie në Spanjë. Pasagjeri grek ishte pjesë e grupit prej 26 personash që u transportuan fillimisht në Eindhoven të Holandës me një fluturim evakuimi dhe më pas në Greqi me një avion ushtarak C-130 të Forcave Ajrore Greke, nën mbikëqyrje mjekësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit