Ka ndërruar jetë papritmas dhe në moshë të hershme Rifat Stojkaj, drejtor i Bujqësië në Deçan.
Stojkaj humbi jetën tragjikisht në një aksident me veturë. “Na pikëlloi shumë lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut tonë, Rifat Stojkaj.
Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës. Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit.
Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite.
Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë.
U prehtë në paqe”, shkruan Haradinaj në njoftim.