Ish-punonjësja denoncon fasonerinë: “Presion, siguracione të papaguara dhe kushte të rënda pune”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.05.2026, 23:24

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një ish-punonjëse e kompanisë fasoneri Diva-AL në Durrës, e cila ngre akuza të forta për mënyrën e trajtimit të punonjëseve dhe kushtet e punës në këtë biznes.

Sipas pretendimeve të ish-punonjëses, përgjegjësja e fasonerisë ushtronte vazhdimisht presion verbal ndaj stafit, duke iu drejtuar me fraza si: “Nuk keni të drejtë të flisni”, “Mos u ankoni” dhe “Jam unë shefja”. Ajo pretendon se klima në ambientet e punës ishte e rënduar dhe punonjëset ndiheshin vazhdimisht nën presion psikologjik.

Ish-punonjësja pretendon gjithashtu se gjatë vitit 2026 nuk u janë paguar fare siguracionet, ndërsa për vitin 2025, sipas saj, janë derdhur vetëm për 6 muaj. Ajo shton se edhe në rastet kur siguracionet janë deklaruar, paga në bankë është kaluar vetëm në vlerën minimale, ndërsa pjesa tjetër është dhënë cash.

Në denoncim ngrihen shqetësime edhe për kushtet higjieno-sanitare, të cilat ajo i cilëson si problematike, si dhe për presionin e vazhdueshëm për të punuar jashtë orarit.

Sipas saj, orët shtesë paguheshin, por punonjëset ndiheshin të detyruara të qëndronin në punë përtej orarit normal. Po ashtu, ajo pretendon se punonjëset kanë punuar edhe gjatë ditëve të festave, pa marrë pagesat e plota që u takonin.

JOQ Albania e publikon këtë denoncim si një shqetësim të ngritur nga një ish-punonjëse dhe mbetet e hapur për reagimin e kompanisë Diva-AL lidhur me këto pretendime.

Fenomeni i ankesave për presion në punë, siguracione të papaguara dhe kushte të vështira pune vijon të denoncohet shpesh nga punonjës të sektorit fason në Shqipëri, një industri ku prej vitesh janë ngritur shqetësime për të drejtat e punëmarrësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit