Qytetari filmon nepërkën me brirë në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.05.2026, 19:25

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të filmuar në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku shihet një nepërkë me brirë duke lëvizur mes gurëve dhe bimësisë së zonës.

Krahas pamjeve, ai ka ngritur edhe një pyetje që ka zgjuar kureshtjen dhe frikën e shumë njerëzve:

“Përshëndetje JOQ, çfarë të bën ky lloj gjarpri nëse të pickon?”

Nepërka me brirë (Vipera ammodytes) konsiderohet si një nga gjarpërinjtë më helmues në Ballkan dhe njihet lehtësisht nga “briri” i vogël mbi hundë dhe forma trekëndore e kokës. Ajo jeton kryesisht në zona shkëmbore, pyje dhe terrene malore, si ato të Shebenikut.

Specialistët thonë se helmi i saj mund të shkaktojë dhimbje të forta, ënjtje, marrje mendsh dhe komplikacione serioze nëse nuk merret ndihmë mjekësore në kohë. Megjithatë, nepërka nuk konsiderohet agresive dhe zakonisht sulmon vetëm kur ndihet e kërcënuar apo kur shkelet pa dashje.

Për këtë arsye, qytetarët dhe turistët që frekuentojnë zonat malore këshillohen të tregojnë kujdes maksimal gjatë ecjeve në natyrë, sidomos në vende me gurë, shkurre apo bar të lartë.

Nëse hasni një gjarpër të tillë, ekspertët rekomandojnë të mos e provokoni dhe të largoheni qetësisht, pasi ai luan një rol të rëndësishëm në ekosistem.

Po ju, a keni hasur ndonjëherë nepërka gjatë shëtitjeve në malet e Shqipërisë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit