Një qytetare ka denoncuar një incident të ndodhur sot rreth orës 13:30 në autobusin e linjës së Kamzës, ku sipas saj, një situatë e rrezikshme ka vënë në rrezik një pasagjere gjatë zbritjes nga mjeti.
Ajo ka treguar se në momentin që nëna e saj po zbriste nga autobusi, dera është mbyllur papritur, duke e zënë atë në mes të derës për pak çaste në vështirësi serioze për frymëmarrje.
Qytetarja shprehet gjithashtu se pas incidentit, stafi i autobusit ka reaguar në mënyrë të papërshtatshme dhe pa kërkuar ndjesë. Ajo thotë se shoferi në timon ishte një iranian që po trajnohej dhe nuk ja kishte idenë punës.
Sipas saj, stafi i autobusit i ka kërkuar ta mbyllë këtë muhabet me kaq pa e zgjatur më shumë.
Ajo thekson se kërkesa kryesore e qytetarëve që përdorin transportin publik është siguria. Qytetarja shprehet e shqetësuar se raste të tilla mund të përsëriten dhe të rrezikojnë edhe fëmijë apo persona të tjerë të pambrojtur.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje! Autobusi i linjes se Kamzes sot ne oren 13:30 ne momentin qe mami im po dilte ja mbyllen deren ne mes te trupit duke e lene gati pa fryme. Nuk kerkuan as ndjese dhe kishin nje menyre tejet arrogante te te folurit . Nga fjalet ne autobus degjuam qe po trajnonin nje Iranian per shofer dhe ai nuk ja kishte idene fare . Duam qe ne tranportin publik te hyjme si njerez dhe te dalim si te tille.
Minimumi qe kerkojme : SIGURIA
Neser ky rast mund te perseritet dhe ne femije te vegjel qe nuk mund te dijne si te reagojne . Faleminderit nqs e postoni . Anonim te lutem …
Na erdhi pa pritur si moment sa po dilnim Nje pjese e trupit jashte i ngeli une po i bertisja shoferit hap deren Po trajnonin staf te huaj na thane dhe mire qe bene gjithe kete po thoshnin mbylle kete muhabet mos e zgjasni