
Pas dhunë së djeshme në Pogradec dhe Peshkopi, kësaj here ishte radha e Durrësit për të shënuar një akt të shëmtuar në futboll. Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj është dhunuar ditën e sotme gjatë ndeshjes Teuta-Skënderbeu.
Persona ende të paidentifikuar kanë goditur Presidentin Takaj në stadiumin e Durrësit, ku po zhvillohej përballja mes dy ekipeve. Ende nuk dihen detaje në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje, apo gjendjen e Takajt. Ndërkohë nga kampi bardhekuq nuk ka asnjë prononcim për të sqaruar situatën.