Dhunë dhe flakadanë në derbin çek Sparta–Slavia, tifozët pushtojnë fushën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.05.2026, 11:29

Derbi i zjarrtë mes Sparta Pragës dhe Slavia Pragës është shndërruar në skena të rënda dhune, teksa tifozët e Slavia-s pushtuan fushën në momentin kur skuadra e tyre ishte në avantazh 3-2 dhe shumë pranë sigurimit të titullit kampion.

Me vetëm 3.5 minuta të mbetura deri në fund të takimit, qindra ultras thyen kordonin e sigurisë, hynë në tapetin e gjelbër dhe hodhën flakadanë në drejtim të tifozëve rivalë, duke detyruar arbitrin të ndërpresë menjëherë ndeshjen.

Fusha u kthye në një arenë kaosi, mes përleshjeve fizike, tymit të lëndëve piroteknike dhe ndërhyrjes së forcave të sigurisë. Policia ndërhyri për të rikthyer kontrollin dhe për të larguar turmën drejt tribunave, ndërsa raportohen persona të lënduar dhe dhjetëra të shoqëruar.

Sipas mediave çeke, federata pritet të shqyrtojë mundësinë që Slavia Prague ta humbasë ndeshjen në tavolinë për shkak të incidenteve të rënda të shkaktuara nga tifozët e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit