Dështon grabitja e të rinjve në market, shqiptari u del me shkop: Hajde këtu të q****

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.05.2026, 10:34

Një tentativë grabitjeje ka dështuar në një minimarket në Selanik, pasi dy të rinjtë që hynë për të vjedhur nuk e prisnin reagimin e menjëhershëm të pronarit shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:15, në zonën e Vardarit. Sipas videos së publikuar nga media greke voria.gr, dy persona të rinj, me fytyrat të mbuluara dhe me kapuç në kokë, hynë në minimarket me qëllim grabitjen.

Por situata mori një kthesë të papritur, pasi pronari shqiptar reagoi menjëherë.

Duke i sharë në shqip dhe me një shkop në dorë, ai i ndoqi autorët, të cilët u detyruan të largoheshin me vrap pa arritur të grabisnin asgjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit