Një qytetar ka ngritur shqetësimin për mungesën e shërbimit të skanerit me kontrast në Spitali Rajonal Elbasan, duke denoncuar se pacientët po përballen me vonesa të gjata për kryerjen e ekzaminimeve jetike.
Sipas denoncimit të mbërritur, familjarët e pacientëve në spital po u thuhet se mungojnë shiringat speciale që përdoren për administrimin e kontrastit në vena, ndërsa raportohet edhe mungesë e medikamentit që nevojitet për kryerjen e skanerit me kontrast.
Qytetari shprehet se babai i tij, i diagnostikuar me tumor, ka një javë që pret të kryejë ekzaminimin e domosdoshëm për të vijuar trajtimin dhe marrjen e kurës.
Familjarët e pacientëve i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për zgjidhjen e situatës në Spitalin Rajonal të Elbasanit, pasi vonesat në kryerjen e skanerëve me kontrast po rrezikojnë trajtimin e pacientëve.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh doja te ngrija nje prb.. ne spitalin e elbasanit nuk bejne skaner me kontrast arsyeja thojne ska shiringa qe fut ilacin ne vena.. kam babin me tumor i duhet te beje skanerin qe te marri kuren dhe ka nje jave pret.. nqs e beni publike shum flm. ska as ilacin qe bejne skanerin me kontrast kemi nje jave qe presim asgje deri tani