Ndodh në Sarandë: Qeni futet në fushë, arbitri e “ndëshkon” me karton të verdhë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.05.2026, 01:33

Një episod sa i pazakontë aq edhe plot humor ka ndodhur pasditen e së shtunës në stadiumin “Andon Lapa” në Sarandë, gjatë ndeshjes së play-off-it të Kategorisë së Parë mes AF Luftëtarit dhe Sopotit.

Teksa loja po zhvillohej normalisht, një qenush u fut papritur në fushë dhe nisi të vraponte mes lojtarëve, duke shkaktuar të qeshura në stadium. Fillimisht ai iu afrua portierit, ndërsa më pas shkoi drejt arbitrit.

Por arbitri vendosi të “zbatojë rregulloren” edhe për mysafirin e paftuar dhe i nxori karton të verdhë qenushit, në një skenë që solli shumë humor mes të pranishmëve.

Momenti bëhet edhe më komik pasi, sapo “u ndëshkua”, qenushi duket sikur e kuptoi vendimin dhe nisi të largohej vetë nga fusha, si një futbollist i vërtetë pas kartonit të marrë.

Videoja e këtij episodi gazmor ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili shkruan me humor:

“Arbitri nuk fal askënd. Edhe qeni që hyri në fushë s’i shpëtoi kartonit të verdhë.”

Ndërkohë, ndeshja mes AF Luftëtarit dhe Sopotit u mbyll në barazim 1-1 pas 90 minutave dhe kohës shtesë, ndërsa Sopoti triumfoi më pas me penallti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit