Shtesa pa leje në pallatin në Krumë bëhet “mollë sherri” mes banorëve, çështja zvarritet në polici

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.05.2026, 16:10

Një qytetar nga Kruma e Hasit ka denoncuar pranë redaksisë një situatë të tensionuar që, sipas tij, lidhet me një ndërtim pa leje dhe mosveprim nga institucionet lokale.

Ai thotë se në pallatin ku banon në rrugën “Dardania”, Lagjia nr. 1 në Krume, disa vite më parë një person ka nisur një ndërtim pa leje, duke bërë që edhe banorët e tjerë të shtojnë kate dhe ambiente të tjera në kundërshtim me ligjin.

Ai thotë se ky ndërtim pa leje është bërë shkak për mos restaurimin e fasadës së pallatit.

Qytetari akuzon shefin e Komisariatit të Krumës dhe shefin e Krimeve se po favorizojnë personin në fjalë dhe nuk po marrin masa, pavarësisht ankesave të shumta të depozituara.

Ai thotë se prej vitesh ndodhet në procese gjyqësore dhe situata në lagje është acaruar pasi prindërit e tij i kanë përfunduar në Komisariat.

Banori kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e situatës dhe ndalimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të çështjes.

Redaksia mbetet e hapur për reagimin e Policisë së Shtetit dhe institucioneve përkatëse lidhur me këto pretendime.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq a. ka mundsi ta publikioni keto foto dhe du tbej denoncim per shefin e komistariat krume has dhe shefin e krime pasi mbrojne dhe favorizojne personin qe kryen ndertim pa leje tek pallati ferzemonika Rruga Dardania lagjia nr 1 Krume Has kam derguar edhe email tek policia shteti ne tiran por akoma nuk po meren masa jemi ne gjyq prej vitesh dhe zotria qe ka bler lokalin tek ish kryetari i bashkise don te ndretoje pa leje pasi ka dhe magazinen brenda lokalit dhe tualtin pa leje. jemi ne gjyq prej vitesh ju lutem postoje urgjent Esht a acaruar situata ne lagje

kam derguar te policia shtetit 4 ankesa urgjente shefi i komistariat dhe shefi i krimeve. ky i pari ka nis katin pa leje dhe kan bo tjeret siper

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit