Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e ish-Sheshit Shqiponja, ku një efektiv i Forcave “Shqiponja” është përplasur teksa lëvizte me motor.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në një nga segmentet me qarkullim të dendur të zonës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Menjëherë pas përplasjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur ambulanca dhe forca policie. Sipas informacioneve për JOQ Albania makina ka kryer një manovër të gabuar duke përplasur një nga motorët e forcave "Shqiponja".
Efektivi i plagosur është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende zyrtarisht e ditur.