Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tij, përbën mashtrim ndaj klientëve dhe cenim të besimit të konsumatorëve në FastFood Point.
Sipas denoncimit, në ambientet e fastfood-it është vendosur simboli që identifikon produktet “hallall”, duke krijuar bindjen tek klientët se ushqimet e servirura respektojnë standardet dhe rregullat përkatëse. Por, në të njëjtin lokal tregtohen edhe produkte me mish derri, si dhe pije alkoolike.
Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e simbolit “hallall” dhe mënyrën se si informohen konsumatorët për produktet që konsumojnë. Për shumë besimtarë dhe klientë që zgjedhin ushqimet hallall për arsye fetare apo personale, një praktikë e tillë konsiderohet mashtruese dhe problematike.
Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar nëse përdorimi i simbolit “hallall” në këtë subjekt është i ligjshëm dhe në përputhje me standardet që kërkohen për certifikimin e produkteve ushqimore.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje jeta esht qejf
Kemi nje fenomen shqetësues se si mund te mashtrosh kilentët duke vendos tabelën hallall dhe shet mishin e derrit dhe alkol ju lutem bejeni pubile si rast pasi i ndihmojm shum prej njerzve dhe turistët që mos mashtrohen
Fast foodi quhet point ne sarande