I skadon kontrata, Hysaj organizon drekë me zgarë për t’i thën lamtumirë shokëve te Lazio

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.05.2026, 13:33

Elseid Hysaj duket se po përgatitet t’i japë fund aventurës së tij me S.S. Lazio. Kontrata e mbrojtësit të kombëtares shqiptare përfundon në qershor të këtij viti dhe shkodrani ka menduar një mënyrë të veçantë për të përshëndetur skuadrën para largimit.

Sipas raportimeve të Radio Laziale, në qendrën stërvitore të Formellos pritet të organizohet në ditët në vijim një drekë me zgarë me pjesëmarrjen e të gjithë ekipit. Qëllimi i këtij takimi është ruajtja e atmosferës pozitive pas rezultateve të fundit, si edhe forcimi i grupit për sfidat e mbetura në kampionat dhe finalen e Coppa Italia Final.

Sërish sipas medias italiane, ideatori i këtij organizimi është vetë Hysaj. Me kontratën që i përfundon muajin e ardhshëm, mbrojtësi shqiptar do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku dhe kjo drekë shihet edhe si një mundësi për të përshëndetur shokët e skuadrës para ndarjes me ekipin bardhekaltër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit