Rakipi ka dhënë lejen, kioska e sanduiçave zë vendet e parkimit te liqeni i Paskuqanit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.05.2026, 12:33

Një qytetar ka denoncuar një situatë të shqetësueshme pranë zonës së liqenit të Paskuqanit, ku hapësira publike e parkimit e destinuar për qytetarët është cënuar nga biznese private.

Në denoncimin e tij, qytetari shprehet se parkingu publik në këtë zonë po përdoret për qëllime përfitimi duke u zënë nga struktura të improvizuara si kioska që shesin sanduiçe dhe bukë me qofte. Sipas tij, kjo kioskë e vendosur me lejen e kryebashkiakut Rakip Suli ka reduktuar ndjeshëm hapësirën e parkimit të lirë për vizitorët dhe banorët e zonës.

Denoncimi ngre shqetësimin për administrimin e hapësirave publike dhe përdorimin e tyre, veçanërisht në zona rekreative si ajo e Liqenit të Paskuqanit, ku qytetarët kërkojnë akses të lirë për parkim dhe shërbime publike.

Denoncimi i qytetarit:

Pershedetje! Shiko si zaptojne Vendin publik parkingun E liqenit te paskuqanit zejn vendim e parkinkut per perfitime. Njerezit e Rakip Sulit vendosin kioska Për sandwich e buke me qofte duke zene vendin e parkimit publik te destinuar per qytetaret

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit