Agron Goxhaj, 48 vjeç, një nga dy personat e arrestuar për vjedhjen e një banese në zonën e Kinostudios në Tiranë, është liruar nga qelia dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga gjykata.
Sipas vendimit gjyqësor, Goxhaj nuk do të qëndrojë më në burg, por do të hetohet në kushte më të lehta sigurie, ndërsa vijon procesi penal ndaj tij.
Pronari i shtëpisë ku Goxhaj dhe bashkëpunëtori i tij Andi Hasani morën një kasafortë me para, bizhuteri, ndihet i zhgënjyer nga ky vendim i Gjykatës së Apelit.
Ai thotë se për shkak të këtij vendimi tani ndihet edhe më i pasigurt, sepse pas gjithë dëmit që i është shkaktuar, Goxhaj është i lirë falë garancisë pasurore që ka paguar.
Kujtojmë se Goxhaj dhe Andi Hasani, 45 vjeç, kanë hyrë në banesën e qytetarir duke përdorur një çelës të modifikuar dhe kanë arritur të marrin sende me vlerë. Pas hapjes së kasafortës dhe zbulimit të armës, ata janë larguar, por më pas janë kapur në flagrancë nga policia, e cila ishte njoftuar nga pronari i banesës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, policia ka zbuluar edhe një ambient të dyshuar si punishte për modifikimin e çelësave, që dyshohet se është përdorur për vjedhje të tjera në Tiranë dhe Durrës.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, Ju jeni faqja qe e keni publikuar te pare lajmin per arrestimin e hajduteve qe me vodhen shtepine. Tani dua t’ju kerkoj te publikoni edhe faktin qe ata jane nxjerre nga burgu pa bere as 20 dite. Ndihem i zhgenjyer dhe i pasigurt, sepse pas gjithe demit qe me kane shkaktuar, sot jane perseri te lire. Do doja qe edhe kjo pjese e ngjarjes te behej publike. Faleminderit. Jo ate nuk e kan liruar sepse me shume mundesi ky ka paguar duke qene se ishte ne gjendje te mire ekonomike ndersa ai tjetri nuk kishte shume mundesi Ky është dhe vendimi dhe gjygjtarja që e ka liruar
