Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e një segmenti rrugor në zonën e Shtyllës A, në Bathore, duke publikuar edhe pamje nga terreni.
Sipas tij, kjo është e vetmja rrugicë në zonë që nuk është asfaltuar, ndërsa pjesa tjetër e lagjes është e shtruar. Ai shprehet se situata po shkakton dëmtime të vazhdueshme për automjetet dhe vështirësi të përditshme për banorët.
Ai thotë se sa herë bie shi rruga bëhet e pakalueshme dhe fëmijët nuk kalojnë dot për në shkollë. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sistemimin e segmentit, i cili sipas tyre është kthyer në problem serioz, sidomos gjatë motit me reshje.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh JOQ ju lutem ta postoni kete video shkak i kesaj rruge eshte e vetmja rrugic qe nuk eshte shtruar jemi tek shtylla A Bathore lere ce makinat po i prishim cfo dit po kur te bjere shi esbte ber problem dhe per femijet se skan nga te shkojn ne shkoll se behet katastrof.dhe nuk e kuptoj pse eshte e vetmja rruge e pa shtruar kur te gjitha jan shtruar