Nëna kap ‘mat’ të bijën, libri mbrapsht dhe drita e celularit e tradhtojnë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.05.2026, 23:17

Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale ka shkrirë së qeshuri mijëra njerëz, pasi tregon momentin epik kur një nënë kap “mat” vajzën e saj të vogël duke bërë sikur po lexonte.

Sapo ka dëgjuar nënën që po afrohej drejt dhomës, vogëlushja ka marrë me shpejtësi një libër për të krijuar përshtypjen sikur ishte duke lexuar qetësisht në krevat. Por një detaj e ka tradhtuar menjëherë: libri mbahej mbrapsht.

Jo vetëm kaq, por në fytyrën e saj dallohej qartë edhe ndriçimi i telefonit celular, që tregonte se “leximi” nuk ishte edhe aq i vërtetë.

Reagimi i pafajshëm i vajzës dhe tentativa për të fshehur telefonin kanë bërë që videoja të shpërndahet me shpejtësi në rrjet, duke marrë mijëra komente dhe reagime gazmore.

Shumë prindër janë ndjerë “të përfaqësuar” nga situata, duke komentuar se skena të tilla janë bërë të zakonshme në kohën kur fëmijët përpiqen të fitojnë edhe pak minuta më shumë me telefonin pa u kuptuar nga prindërit.

Megjithatë, videoja është parë më shumë si një moment i ëmbël dhe komik familjar, që ka sjellë buzëqeshje për miliona përdorues në internet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit