Heroi me uniformë: Polici që përloti taksistin duke mbajtur në krahë të moshuarën në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.05.2026, 20:47

Në një kohë kur marrëdhënia mes qytetarëve dhe forcave të rendit shpesh karakterizohet nga tensioni, një gjest humaniteti ka thyer çdo paragjykim dhe është shndërruar në lajmin më të bukur të ditës. Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, tregon një efektiv policie, i identifikuar nga qytetarët si "Shef Mondi", i cili mban në krahë një grua të moshuar për ta ndihmuar në rrugë.

Gjesti i policit nuk është thjesht një veprim në krye të detyrës, por një dëshmi e pastër e njerëzisë. Dëshmitarët dhe qytetarët që e njohin, e përshkruajnë atë si një nga figurat më babaxhane dhe më të dashura të policisë, i cili gjithmonë gjen kohën dhe vullnetin për t’u shërbyer atyre që janë më të dobët.

Ajo që e bën këtë histori edhe më prekëse është fakti se mesazhi i vlerësimit ka ardhur nga një person që, për shkak të profesionit, shpesh i sheh policët me skepticizëm. Një taksist i kryeqytetit ka dërguar mesazhin pranë redaksisë, duke theksuar se përtej uniformës, "Shef Mondi" mbetet mbi të gjitha një njeri me zemër të madhe. Ky rast na kujton se pas çdo uniforme fshihet një qytetar dhe se mirësia është gjuha që kuptojnë të gjithë.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

"Ky është polici më njerëzor, më babaxhan, më i dashur për këdo që e shikon në detyrë. Ja sonte e demonstroi me këtë veprim, duke mbajtur në krahë një grua të vjetër. Bravo Shef Mondit! Dhe unë që po e them jam një taksist që për ironi të faktit nuk i duam policët, por ama Shef Mondi është njeri, pastaj është polic."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit