Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar buzë Lanës.
Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga dëshmitarë në vendngjarje, mjeti ka dalë nga rruga duke përplasur barrierat metalike anësore, ndërsa ka qenë një pemë ajo që duket se ka shmangur më të keqen, duke ndaluar automjetin të përfundonte në Lanë.
Fatmirësisht, në momentin e aksidentit nuk ka pasur këmbësorë në trotuarin buzë Lanës, çka mund të kishte sjellë pasoja të rënda.
Barrierat metalike të rrugës kanë ndikuar gjithashtu në ngadalësimin e mjetit dhe shmangien e një tragjedie të mundshme.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, nuk raportohet për persona të lënduar.