Në aksin Prrenjas–Pogradec kanë hedhur vaj, disa makina humbasin kontrollin dhe rrëshqasin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.05.2026, 16:18

Në aksin rrugor Prrenjas–Pogradec, në ngjitje të Qafë Thanës, dyshohet se në rrugë është hedhur vaj, pasi disa automjete kanë raportuar probleme në lëvizje.

Drejtues të mjeteve raportojnë se automjetet kanë rrëshqitur, ndërsa një prej tyre ka dalë jashtë rrugës dhe personi i lënduar është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti është përplasur me një gur anës rrugës.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë aks ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e trafikut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit