Kapet në Angli “Fania i Beratit”, ish- ushtari i Talo Çelës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.05.2026, 12:17

I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, Irfan Azizi, i njohur ndryshe me nofkën “Fania”, është arrestuar në Angli pasi dyshohet se ka thyer kushtet e lirimit me kusht gjatë procesit të ekstradimit drejt Shqipërisë. Sipas një dokumenti të Westminster Magistrate Court, më 26 prill 2026 Azizi u arrestua në zonën Somerset nga policia britanike, pasi nuk ishte paraqitur për të firmosur në stacionin policor të Taunton çdo të martë dhe të enjte, siç parashikohej nga vendimi i gjykatës.

Disa javë më parë, Azizi kishte kundërshtuar ekstradimin në gjykatën britanike, duke deklaruar se jeta e tij rrezikohet nëse kthehet në Shqipëri. Ai pretendoi se mund të jetë objektiv i një atentati tjetër të organizuar nga Talo Çela, ndërsa kujtoi se në vitin 2020 kishte shpëtuar për pak nga një sulm me armë zjarri, ku sipas dëshmisë së tij u qëllua rreth 30 herë me armë automatike. “Një plumb më shkatërroi dorën në 13 vende”, deklaroi ai gjatë seancës gjyqësore.

Autoritetet shqiptare kërkojnë ekstradimin e Irfan Azizit për të vuajtur një dënim me një vit burg, pasi gjatë kohës që ndodhej në paraburgim ishte zbuluar se përdorte telefon celular. Në dëshminë para gjykatës britanike, ai bëri edhe pretendime të forta, duke thënë se kishte paguar për të mbyllur çështje gjyqësore në Shqipëri dhe se nuk dëshiron të rikthehet për shkak të frikës për jetën e tij dhe familjes. Nga ana tjetër, prokuroria britanike argumentoi se gjatë pesë viteve që Azizi ka jetuar në Angli nuk është raportuar asnjë kërcënim konkret ndaj tij apo familjarëve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit