Përplasje me armë për drogën? Detaje të reja nga vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.05.2026, 12:15

Dalin në dritë informacione të reja lidhur me vrasjen e Rexhep Ismailit, e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në zonën e Qafë Gjashtës, në Sarandë. Si autor i dyshuar i krimit është identifikuar Lulzim Tabaku, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas hetimeve paraprake, Tabaku kishte mbërritur në lokalin e Ismailit i shoqëruar nga persona të tjerë, të cilët udhëtonin me dy automjete tip “Audi”. Gjatë përplasjes, Ismaili dyshohet se ka nxjerrë një armë automatike dhe ka hapur zjarr, duke plagosur një person. Në kundërpërgjigje, Tabaku dyshohet se ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë Ismailin të vdekur pas një plumbi në kokë.

Pas ngjarjes, Tabaku së bashku me personin e plagosur janë larguar me njërin prej automjeteve “Audi”, ndërsa makina tjetër ka mbetur në vendin e krimit, siç duket edhe nga pamjet e siguruara.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motiveve, ndërsa pista kryesore lidhet me konflikte të mundshme për trafikun e drogës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit