Era e fortë në Vlorë rrëzon pemët, bllokohet kalimi në lagjen “Kushtrimi”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.05.2026, 12:13

Era e fortë bregdetare që ka përfshirë qytetin e Vlorës gjatë kësaj të premteje ka shkaktuar probleme në disa zona urbane, duke rrëzuar pemë në akse të ndryshme rrugore. Rastet janë raportuar në aksin Transballkanik dhe në zonën e Lungomares, ku qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është vështirësuar përkohësisht.

Një pemë rrapi është rrëzuar në vendkalimin e këmbësorëve në lagjen “Kushtrimi”, duke bllokuar trotuarin dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët. Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë shërbimet emergjente, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të neutralizuar situatën.

Efektivët e zjarrfikëses po punojnë për prerjen e trungut dhe largimin e degëve nga rruga, me qëllim rikthimin e normalitetit dhe hapjen e kalimit për qytetarët. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi era e fortë pritet të vijojë edhe në orët në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit