Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.05.2026, 11:36

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar në mungesë të dy të pandehurve.

Kërkesa u lexua nga prokurori Adnan Xholi, i cili kërkoi dënime të ashpra për të akuzuarit. Sipas SPAK, për Plaurent Dervishajn është kërkuar burgim i përjetshëm, ndërsa për Julian Meçen është kërkuar një dënim me 35 vite heqje lirie.

Ky proces lidhet me hetimet që Prokuroria e Posaçme po zhvillon ndaj grupeve të krimit të organizuar. Tashmë pritet që gjykata të shqyrtojë pretencën dhe të japë vendimin në seancat në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit