Nga debati për pronën te plumbat në lokal, detaje nga vrasja në Sarandë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.05.2026, 11:30

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Rexhep Ismailit, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Sarandë. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se në themel të konfliktit ka qenë një përplasje për çështje pronësie mes dy palëve, që më pas degradoi në përdorim armësh.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se një grup personash ka shkuar në karburantin e vëllezërve Ismaili me qëllim për t’u sqaruar lidhur me konfliktin, por debati verbal është kthyer shpejt në dhunë fizike. Situata është tensionuar më tej në momentin kur nga ana e personave që ndodheshin në lokal dyshohet se është nxjerrë një armë automatike.

Në kundërpërgjigje, pala tjetër ka hapur zjarr, duke lënë të vdekur Rexhep Ismailin. Nga të shtënat raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe persona nga grupi i autorëve, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e të gjithë të përfshirëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit