Një ngjarje e rëndë, por me fund të bukur, ka ndodhur dy ditë më parë në Valias, pak metra larg mini bashkisë.
Një shofer autobusi ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një fëmijë të vogël që ra në një kanal 2 metra të thellë e me ujëra të ndotura.
Sipas rrëfimit të vetë shoferit, ngjarja ndodhi gjatë orarit të punës. Autobusi kishte ndaluar në stacion dhe pasagjerët po zbrisnin. Në ato momente, një nënë që po zbriste me karrocën e fëmijës humbi kuletën në tokë. Teksa u përkul për ta marrë, karroca me fëmijën rrëshqiti dhe përfundoi në kanal.
“Dëgjova britmat e njerëzve. Dola menjëherë nga autobusi dhe më thanë se karroca me fëmijën kishte rënë në kanal. U hodha direkt. Kur e pashë fëmijën, ishte i zhytur në ujë, me sytë mbyllur dhe gojën hapur. E kapa menjëherë, e nxora jashtë dhe pasi e godita lehtë, nxori ujë nga goja dhe nisi të qante,” – tregon shoferi.
Ai më pas ia dorëzoi fëmijën nënës së tij, e cila, sipas dëshmitarit, ishte në gjendje të rënduar emocionale.
Shoferi shprehet se nuk kërkon lavdërime apo fjalë të mëdha, por vetëm dëshiron të dijë nëse fëmija është mirë. “Për mua rëndësi ka që fëmija të jetë mirë. Ishte një engjëll,” – u shpreh ai.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje si jeni? Dje kam shpetu nje jet njeriu Nje femije 2-3 vjeq. Personi me triko te bardh jam un i zhytur me nder ne m*t 1 meter ne orar pune shofer autobusi per te shpetu nje jet femije 2-3 vjeq kjo ka qen mrekullia me e madhe qe kam perjetu
Mua nuk me interesojn fjalet e bukura me intereson femija a esht mire. Ne autobus ndalova ne stacion zbriten njerzit zbriti dhe nena me femijen ne karroce si shofer tu pa ne pasqyre mamit te femijes i ra kuleta ne toke se po e shikoja ne moment tu marr kuleten i iku karroca me femijen i ra ne kanal tpakten 2 m nder kananalet me te piset ne kamez vazhduan britmat e njerzve Per momentin nuk dia asgje dola me shpejtesi I thash ca ka ndodh me than ka ra karroca me femijen brenda ne kanal dhe jam hedh direkt kam pa femijen e zhytyr ne uje syt e mbyllur e gojen e hapur e kam kapur e nxora ne drit e godita pak dhe nxori uj nga goja dhe vazhdoj te qante dhe ja dhash nenes vet ne dore se po shkulte floket
Nuk e di ca u be me te pastaj un dua ta di a esht mir Asgje me teper Ishte nje engjull pz
Ka ndodhur ne Valias sa kalon mini bashkine. Un vertet jam krenar per veten time se kam shpetu nje femije nje jet njeriu dhe zoti ma shperble diku ku kam nevoj une Kte foto ma kan derguar dhe mua